Insajderi
Lajme

Turqia në luftë me zjarret

Insajderi
30 June 2025 - 17:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Turqia në luftë me zjarret
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zjarrfikësit në Turqi po luftojnë me zjarret në pyje për të dytën ditë radhazi në provincën perëndimore të Izmirit, të nxitura nga erërat e forta, tha të hënën ministri i pylltarisë dhe media lokale, transmeton Insajderi.

Zjarret në zonat Kuyucak dhe Doganbey të Izmirit u përhapën gjatë natës nga erërat që arrinin shpejtësinë 40-50 km/orë dhe katër fshatra dhe dy lagje janë evakuuar, tha ministri i Pylltarisë, Ibrahim Yumakli.

PAMJE

Helikopterë, avionë për shuarjen e zjarreve dhe automjete të tjera, si dhe më shumë se një mijë njerëz, po përpiqeshin të shuanin zjarret, u tha Yumakli gazetarëve në Izmir, shkruan Reuters.

Rajonet bregdetare të Turqisë janë shkatërruar vitet e fundit nga zjarret, ndërsa verat janë bërë më të nxehta dhe më të thata, gjë që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark