Vdes një 66-vjeçar në Berat, u rrëzua nga kati i tretë i një ndërtese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 66-vjeçar në Berat, u rrëzua nga kati i tretë i një ndërtese

    Insajderi
    30 June 2025 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Berat.

    Sipas policisë, viktima dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, derisa nuk arriti të iu bëjë ballë plagëve të marra dhe ka vdekur në spital.

    “Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ku dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital”, thuhet në njoftim.

    Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark