Jashari e do vetëm Milanin, ky i fundit e ka ‘fatin’ e tij në dorë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Jashari e do vetëm Milanin, ky i fundit e ka ‘fatin’ e tij në dorë

    Insajderi
    30 June 2025 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milani e ka vënë në shënjestër Ardon Jasharin për repartin e mesfushës: lojtari i lindur në vitin 2002 shihet si përforcimi ideal për mesfushën e re që do t’i vihet në dispozicion trajnerit Allegri.

    Negociatat me Club Brugge – siç ka treguar edhe rasti i Charles De Kaetelare – nuk janë të lehta: ende nuk ka një marrëveshje mes dy klubeve.

    Megjithëse ka interes nga klube të tjera evropiane, qëndrimi i lojtarit është i qartë: ai dëshiron Milanin.

    Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano komentoi këtë çështje në platformën “X”:

    “Sipas informacioneve, Ardon Jashari nuk po negocion me klube të tjera në këtë fazë: ai dëshiron t’i bashkohet Milanit. Ka marrë vendimin dhe është i bindur se Milani është destinacioni ideal për të ardhmen. Oferta aktuale është rreth 30 milionë euro plus bonuse, por nuk mjafton pasi Club Brugge kërkon më shumë. Tani është në dorë të klubit.”

    Ardon Jashari u transferua te Club Brugge verën e kaluar për shumën e gjashtë milionë eurove nga Luzerni.

    Vetëm në vitin e tij të parë në Belgjikë, Jashari fitoi dy çmime: “Lojtari i Ri më i Mirë i Sezonit” dhe “Lojtari më i Mirë i Sezonit”./GazetaExpress/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark