Maksimalja sot 34 gradë, rritje e mëtutjeshme e temperaturave ditëve në vijim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maksimalja sot 34 gradë, rritje e mëtutjeshme e temperaturave ditëve në vijim

    Insajderi
    01 July 2025 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet në ditën e parë të korrikut. Kalojnë herë pas here vransira, por pa mundësi që të zhvillojnë kushte për të reshura.

    Temperatura minimale zbret në 16C e 19C, derisa ajo maksimale shkon deri në 31C e 34C. Frynë erë veriore e verilindore 6-12m/s.

    Ditëve vijuese vazhdon të mbretërojnë kushte të qëndrueshme atmosferike. Mbetet mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë duke shkuar në pjesën e dytë të javës. Temperaturat shënojnë një rritje graduale me maksimale deri në 35C e 37, që lokalisht mund të shkojnë deri në 38C apo edhe 39C. Minimalet luhaten ndërmejt 12C e 18C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 3-10m/s, njofton Mendimi për Motin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark