“Je i vogël me u ul përballë meje”- Përplasje e ashpër mes Lladrovcit dhe Hoxhës për Drenasin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Je i vogël me u ul përballë meje”- Përplasje e ashpër mes Lladrovcit dhe Hoxhës për Drenasin

    Insajderi
    01 July 2025 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy kandidatët për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Sejdi Hoxha, janë përplasur ashpër gjatë një emisioni televiziv.

    Debati mes tyre u ndez kur Sejdi Hoxha u kyç drejtpërdrejt në transmetim, duke kërkuar ballafaqim të menjëhershëm me kundërshtarin e tij politik.

    “Po du përballë Ramizit,” deklaroi Hoxha, duke sfiduar hapur Lladrovcin në Dukagjini.

    Përgjigjja e kryetarit aktual nuk vonoi. “I vogël je ti mu ul përballë meje,” ia ktheu Lladrovci me ton përçmues, duke nënvlerësuar Hoxhën si rival.

    Përplasja vazhdoi me akuza të drejtpërdrejta, ku Hoxha tha: “Mimikat e fytyrës i kallëxojnë që po rren,” duke e akuzuar Lladrovcin për gënjeshtra gjatë deklarimeve të tij./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark