Në Shkup vazhdon dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor – mungon Vuçiq, të pranishëm Kurti e Rama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Shkup vazhdon dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor – mungon Vuçiq, të pranishëm Kurti e Rama

    Insajderi
    01 July 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, po mbahet dita e dytë e samitit rajonal, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian po diskutojnë mbi zbatimin e planit të rritjes për rajonin.

    Samiti, i cili ka nisur dje dhe po vazhdon edhe sot, ka për synim forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit dhe nxitjen e iniciativave të përbashkëta në kuadër të tregut të përbashkët rajonal.

    Në këtë takim po marrin pjesë edhe figura të larta politike si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

    Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është prezent në këtë samit.

    Përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor, në samit marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët mbështesin procesin e integrimit rajonal dhe evropian të vendeve pjesëmarrëse./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark