“Ngritu ore!” – Përplasje mes Ramës dhe gazetares në samitin e Shkupit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ngritu ore!” – Përplasje mes Ramës dhe gazetares në samitin e Shkupit

    Insajderi
    01 July 2025 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet dita e dytë e samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, ku po diskutohet zbatimi i planit të rritjes për rajonin.

    Mes të pranishmëve është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë një deklarate për media pati një moment tensioni me një gazetare nga Kosova.

    Në një video të shpërndarë, Rama dëgjohet duke i thënë gazetares: “Ngritu ore!”, ndërkohë që ajo ishte ulur.

    Gazetarja ia ktheu menjëherë duke i thënë “Fuqia është te zëri, jo te gjatësia”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark