BMW “tërheq” mijëra automjete nga tregu, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BMW “tërheq” mijëra automjete nga tregu, kjo është arsyeja

    Insajderi
    01 July 2025 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    BMW po tërheq nga tregu mbi 70,000 makina elektrike për shkak të një problemi në softuerin e motorit elektrik.

    Ky problem supozohet se mund të shkaktojë fikjen e përkohshme të sistemit të tensionit të lartë, duke bërë që makina të humbasë fuqinë gjatë drejtimit për rreth 15-20 sekonda.

    Modelet e prekura përfshijnë BMW i4 (2022-2025), iX (2022-2024), i7 (2023-2024) dhe i5 (2024).

    BMW ka marrë rreth 43 ankesa për këtë problem, por nuk ka raportuar aksidente apo lëndime.

    Për të zgjidhur situatën, kompania do të bëjë një përditësim softuerik që do të instalohen edhe përmes rrjetit “over-the-air”.

    Njoftimet për pronarët e automjeteve pritet të fillojnë më 5 gusht./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark