Arrestohen dy persona në Mitrovicë, policia sekuestron armë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Mitrovicë, policia sekuestron armë

    Insajderi
    01 July 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicë janë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje si dhe për përdorim të armëve.

    Të dyshuarit janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur ne rrugën “ Nystret Musa”.

    Nga policia është bërë e ditur edhe se janë sekuestruar; Një (1) pushkë gjuetie me 10 fishek;  Një (1) pistoletë  me 20 fishek; Një (1) armë AK 47 me 26 fishek; Një (1) kafkë te pistoletës  dhe Njëqindenëntëdhjetë  (190) fishek të kalibrave te ndryshëm.

    Njoftimi:

    Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve

    Mitrovicë, 1 korrik  2025

    Rreth orës 20:00, të datës 30 qershor 2025, njësitet policore ne kuadër te Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë pas pranimit të informatës për rrahje  dhe shtëna me armë,  me urgjencë kanë reaguar  me ç’ rast    kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje e ndodhur ne rrugën “ Nystret Musa” në zonën banuese në Tunelin e Parë.

    Në cilësi të provave materiale tek  të dyshuarit ne posedim dhe gjatë bastisjes ne shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar:

    – Një (1) pushkë gjuetie me 10 fishek

    – Një (1) pistoletë  me 20 fishek

    -Një (1) armë AK 47 me 26 fishek

    -Një (1) kafkë te pistoletës  dhe

    -Njëqindenëntëdhjetë  (190) fishek të kalibrave te ndryshëm.

    Pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, ndaj të dyshuarëve  është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve”, ,,Përdorim i armës,  dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa me aktvendim te  prokurorit,  dy të dyshuarve u  është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark