Insajderi
Lajme

Vazhdojnë zjarret në Turqi shkaku i të nxehtit, 50 mijë të evakuuar

Insajderi
01 July 2025 - 13:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vazhdojnë zjarret në Turqi shkaku i të nxehtit, 50 mijë të evakuuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Turqia është prekur nga zjarret gjatë ditëve të fundit pas nxehtësisë së madhe në bregdetin e saj perëndimor.

Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar më shumë se 50,000 njerëz – kryesisht nga provinca perëndimore e Izmirit – ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për të shuar qindra zjarre.

Zjarret kanë përfshirë gjithashtu pjesë të provincave Bilecik, Hatay, Sakarya dhe Manisa.

Ministri i Pylltarisë, Ibrahim Yumaklı tha dje se gjatë tre ditëve të fundit, ekipet e emergjencës i janë përgjigjur 263 zjarreve në të gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë Kemal Memişoğlu tha se 46 persona të prekur nga zjarret po trajtohen në spitale, raporton BBC.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark