
Tre zyrtarë policorë kanë rënë në pranga në Klinë, pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për suspendimin e tyre për shkak të përdorimit të dhunës ndaj një të dyshuari në oborrin e tij.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se është duke u përpiluar kërkesa për masën e paraburgimit ndaj udhëheqësit të patrullës, ndërkaq për dy zyrtarët që kanë ndihmuar në rast, masa do të jetë arresti shtëpiak.
“Prokuroria Themelore në Pejë është duke përpiluar kërkesë për masën e paraburgimit për udhëheqësin e patrullës policore për të cilën, ka thënë për Insajderin Shkodran Nikçi zëdhënës ne Prokurori.
Insajderi dje publikoi videon ku shihej të keqtrajtonin një qytetar gjatë arrestimit në Klinë.
“Derisa për dy zyrtarët tjerë është duke u përpiluar kërkesa për masën e arrestit shtëpiak, e cila dhe do deponohet në Gjykatën Themelore në Pejë” ka thënë Nikçi Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nezir Gashi, Enis Elezaj, Shkëlqim Saliaj janë zyrtarët policorë që kanë rënë dje në prangat e policisë.