Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

    Insajderi
    01 July 2025 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të dy komunave të Mitrovicës dhe ministra të kabinetit qeveritar, kanë vendosur të martën gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, në kuadër të një projekti të përbashkët ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.

    Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

    Ndërtimi i këtyre urave po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut.

    Gurthemeli i urës për kalim të veturave është vendosur më afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut, ndërsa ura për kalimin e këmbësorëve është vendosur përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark