
Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona përgjatë vendosjes së gurthemeleve mbi lumin Ibër të Mitrovicës përgjatë së martës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se janë ndaluar për shkak të mosbindjes së urdhrave policorë.
Elshani ka thënë se ndaj gjashtë personave do të shqiptohet nga një kundërvajtje.
“6 persona të ndaluar për mosrespektim të urdhrave të policit. Do t’iu shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje“, ka thënë Elshani.
Përgjatë së martës, politikanë të nivelit qendror dhe lokal kanë përuruar dy urat e reja që pritet të ndërtohen në vjeshtë mbi lumin Ibër. /Insajderi.org/