Gjyqtari i ndeshjes Real Madrid-Juventus cilësohet si tifoz i madrilenëve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Gjyqtari i ndeshjes Real Madrid-Juventus cilësohet si tifoz i madrilenëve

    Insajderi
    01 July 2025 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtari polak Szymon Marciniak është caktuar të gjykojë ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Botës për Klube mes Real Madridit dhe Juventusit, e cila do të zhvillohet të martën (sot, 1 korrik) në stadiumin Hard Rock në Miami.

    Ky vendim ka ngjallur diskutime, sidomos mes tifozëve dhe mediave katalanase, për shkak të një videoje të vjetër ku Marciniak shihet pranë një çante me logon e Real Madridit, duke ngritur dyshime për anshmëri.

    Marciniak, një nga gjyqtarët më të vlerësuar në botë, ka gjykuar finalet e Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës në vitin 2022, si dhe finalen e fundit të Kupës së Botës për Klube, të fituar nga Manchester City.

    Polemika të mëparshme për të janë ngritur pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës, ku vendimet e tij u kritikuan nga lojtarë si Pedri, i cili kërkoi hetim nga UEFA.

    Barcelona e akuzoi gjyqtarin për vendime të njëanshme, përfshirë një penallti të diskutueshme për Lautaro Martinez dhe mosakordimin e dy penalltive të mundshme për ta, si dhe një faull ndaj Gerard Martinit në fund të ndeshjes.

    Mediat si SPORT dhe Mundo Deportivo e kanë quajtur Marciniakun “madridist” dhe kanë theksuar një “histori të favorshme” ndaj Realit, duke përmendur edhe penalltinë kundër Atleticos në Superkupë.

    Megjithatë, UEFA dhe FIFA nuk kanë marrë masa ndaj tij dhe e kanë mbështetur vazhdimisht, ndërsa ai mbetet një figurë kyçe nën drejtimin e Pierluigi Collinas.

    Marciniak nuk ka komentuar publikisht mbi këto akuza, ndërsa ai ka qenë më parë gjyqtar edhe në ndeshjen mes Inter Miamit dhe Palmeiras në këtë edicion të Kupës së Botës për Klube. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark