E dhimbshme – Si është katandisur varri i Leze Qenës - Insajderi
×
Kulturë

E dhimbshme – Si është katandisur varri i Leze Qenës

Insajderi
01 July 2025 - 20:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe në film

Në një farë forme, Lezja u shndërrua në një ikonë derisa gjatë tërë viteve të karrierës së saj ajo u përgëzua për paraqitjet e saj skenike.

Por, si duket vdekja ka bërë që ajo tashmë të harrohet nga të gjithë – pikë së pari nga institucionet e kulturës në Kosovë.

Në një pamje të dhimbshme, varri i aktores Leze Qena – emri i vërtetë i së cilës është Elizabeta Spaqi – është në gjendje të rëndë.

Aktorja që na bëri të qeshim dhe të qajmë për dekada, që jetoi për publikun, për rolet e saj dhe për teatrin, sot duket se po harrohet.

“Varri i saj, i thjeshtë dhe i mbuluar nga dheu, pa asnjë mbishkrim, flet më shumë se çdo fjalë – flet për një shoqëri që harron shpejt, për një sistem që nuk kujdeset për ata që i dhanë shpirtin kulturës”, thuhet në mbishkrimin kësaj video që e ka postuar Radio Televizioni 21. .

“Leze Qena nuk ishte thjesht aktore. Ajo ishte simbol i gjallë i teatrit, ikonë e ekranit dhe nënë shpirtërore për shumë breza. Ishte zëri, fytyra dhe zemra e shumë roleve që mbeten të paharruara. Por pikërisht ajo, që dhuroi gjithçka, sot po prehet në një qetësi të trishtë e të lënë pas dore”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark