Spahiu: Qeveria ateiste e Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu Xhaminë e Ibrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Spahiu: Qeveria ateiste e Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu Xhaminë e Ibrit

    Insajderi
    01 July 2025 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka pretenduar se Qeveria Kurti, për të cilën thotë se në bindje fetare janë ateistë, nuk po dëshirojnë ta rindërtojnë Xhaminë e Ibrit.

    Sipas Spahiut, ndërtimi i kësaj xhamie është më e rëndësishme sesa vitalizimi i urës kryesore të Ibrit, shkruan Insajderi.

    Nga aspekti politik, më i rëndësishëm se ndërtimi i këtyre dy urave ka qenë rindërtimi i xhamisë së Ibrit në cepin verior të urës, e cila një qeveri ateiste e Albin Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu. Nëse qeveria e tij është ateiste… Sa prej ministrave janë besimtarë?”, deklaroi ai në ‘Pressing‘ të T7.

    Spahiu ka tërhequr një paralele, duke thënë se ishte Qeveria Kurti ajo që ishte zotuar për riparimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës pas sulmit terrorist.

    Shumica janë ateistë. Jo qeveritë ndërtojnë xhamia. Në Manastirin e Banjskës ky Çeku tha na e riparojmë. Ajo është një vlerë kulturore, xhamia 400 vjet ka ekzistu. Bashkësia Islame po ashtu nuk është e interesume se për arsye për mu shumë të dyshimta”, tha tutje analisti Spahiu.

    Ai tutje shtoi se është shkelje e të drejtave të njeriut që besimtarët përreth të mos kenë objekt kulti në atë zonë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark