E konfirmon inteligjenca- Kërcënimet e Iranit nuk ishin boshe, bota ishte pak çaste larg katastrofës ekonomike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon inteligjenca- Kërcënimet e Iranit nuk ishin boshe, bota ishte pak çaste larg katastrofës ekonomike

    Insajderi
    02 July 2025 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria iraniane ngarkoi mina detare në anijet në Gjirin Persik muajin e kaluar, një veprim që intensifikoi shqetësimet në Uashington se Teherani po përgatitej të bllokonte Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve të Izraelit në vende në të gjithë Iranin, sipas dy zyrtarëve amerikanë.

    Siç raporton Reuters, përgatitjet për të cilat nuk u raportua më parë, të cilat u zbuluan nga inteligjenca amerikane, ndodhën pak pasi Izraeli nisi sulmin e parë me raketa kundër Iranit më 13 qershor, thanë zyrtarët, të cilët kërkuan të mbeteshin anonim, përcjell Insajderi.

    Ngarkimi i minave – të cilat nuk janë vendosur në ngushticë – sugjeron që Teherani mund të ketë qenë serioz në lidhje me mbylljen e një prej korsive më të ngarkuara të transportit detar në botë, veprim ky që do të kishte përshkallëzuar kofnliktin dhe do të kishte dëmtuar rëndë tregtinë globale.

    Rreth një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe bllokimi do të kishte rritur çmimet botërore të energjisë.

    Çmimet globale të naftës kanë rënë me më shumë se 10% që nga sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark