
Një person ka mbetur pa shenja jete dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një vetaksident në Treboviq të Pejës, shkruan Insajderi.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima dhe të dy të lënduarti janë të mitur.
“Deri te ky vetaksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit. Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjes, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy tё lënduarit tjerё janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve janё dёrguar nё QKUK-Prishtinё, viktima dhe tё lënduarit janё persona tё mitur”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё.