Insajderi
Lajme

Karikatura e profetit Muhamed, Erdogan jep urdhër për arrestime të reja

Insajderi
02 July 2025 - 09:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Karikatura e profetit Muhamed, Erdogan jep urdhër për arrestime të reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka dënuar ashpër një karikaturë të publikuar në një revistë satirike, duke e quajtur atë një “provokim të ndyrë”, pasi thuhet se paraqet profetin Muhamed dhe profetin Moisi.

Kjo ka nxitur reagime të fuqishme nga konservatorët fetarë në Turqi.

Karikatura, e publikuar disa ditë pas përfundimit të një konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit, duket se tregon profetin Muhamed dhe profetin Moisi duke shtrënguar duart në qiell, ndërsa poshtë tyre duken raketa që fluturojnë në një skenë lufte.

Katër karikaturistë u arrestuan të hënën për shkak të ilustrimit.

Ngjarja sipas bbc, ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik dhe politikën turke, me akuza për fyerje të shenjtërisë së profetëve dhe nxitje të tensioneve fetare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark