
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të çuditshëm në Komunën e Gjilanit.
Siç thuhet në raportin ditor të së mërkurës, viktima ka raportuar se një person i ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe i ka tërhequr para të gatshme, shkruan Insajderi.
Policia bën të ditur se ka intervistuar të denoncuarin, të cilit ia kanë sekuestruar një shumë të parave të gatshme të tërhequra nga banka. I njëjti ka thënë se viktima me vullnetin e tij ia ka dhënë kartelën e bankës.
Policia e ka liruar në procedurë të rregullt të dyshuarin pas intervistimit, teksa rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E RËNDË & KEQPËRDORIM I BESIMIT
Gjilan / 20-30.06.2025. Viktima mashkull-shtetas i huaj me datë 01.07.2025 ka raportuar se gjatë periudhës së cekur kohore i dyshuari m/k në shtëpinë e tij i ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari te i cili gjatë kontrollit kanë gjete dhe sekuestruar një shumë para të gatshme të tërhequra nga banka me kupon si dëshmi dhe kartelën e bankës në emër të viktimës që ka deklaruar se me vullnetin e tij ka mbajtur kartelën e bankës dhe për këtë posedon edhe dokument të noterizuar për mbikëqyrje. Në konsultim e prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Insajderi.org/