Babai i dyshuar për abuzim seksual ndaj vajzës 12 vjeçare del para gjykatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Babai i dyshuar për abuzim seksual ndaj vajzës 12 vjeçare del para gjykatës

    Insajderi
    02 July 2025 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Z.M., 36-vjeçari, që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të mërkurën ka dalë para Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë, raporton TCH.

    Rasti që tronditi Shqipërinë u zbulua në fshatin Sheqishte të Patosit.

    Vajza, tash adoleshente, e denoncoi babanë pasi fillimisht u largua nga banesa ku jetonin si familje.

    Siç raportojnë mediat në Shqipëri, sipas dëshmisë së nënës së vajzës, 36-vjeçari kishte abuzuar me të ndër vite. Vajza, e vogël në moshë, kishte heshtur shkaku i frikës dhe presionit psikologjik.

    Ajo është strehuar në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark