Policia apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre në kushte të nxehti ekstrem - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre në kushte të nxehti ekstrem

    Insajderi
    02 July 2025 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve, në këtë periudhë kur edhe vendi ynë po përballet me temperatura të larta.

    Policia kërkoi të mërkurën që qytetarët të njoftojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në zjarrvënie.

    “Duke iu referuar temperaturave të larta, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen”, tha Policia e Kosovës në një njoftim për media.

    Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore

    Ndaj të gjithë atyre që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, parashihen masa ligjore.

    “Apelojmë tё tё gjithё qytetarët tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё përdorimit [si shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark