Insajderi
Lajme

Universiteti “Haxhi Zeka” zgjedh Anëtarët e Rinj të Këshillit Drejtues Pejë

Insajderi
02 July 2025 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Universiteti “Haxhi Zeka” zgjedh Anëtarët e Rinj të Këshillit Drejtues Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

,Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues, për një mandat trevjeçar, në mbledhjen e fundit të Senatit – organit më të lartë akademik të institucionit.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të qeverisjes institucionale dhe konsolidimit të standardeve të mira të udhëheqjes në arsimin e lartë.

Procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Statutin dhe aktet normative të Universitetit, duke garantuar transparencë, ligjshmëri dhe përfaqësim të balancuar nga trupat akademike.

Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues janë: Prof. Asoc. Arsim Kelmendi Prof. Asoc. Dr. Berat Aqifi Prof. Ass. Dr. Valdrin Misiri Prof. Ass. Dr. Hajrija Škrijelj Hamdiu Bazuar në vendimin e Senatit, zgjedhja e tyre përfaqëson një zhvillim domethënës drejt forcimit të strukturave drejtuese dhe avancimit të standardeve akademike në kuadër të mandatit të ri trevjeçar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark