Paralajmërimi i Yamalit: Bëhuni gati, situata do të jetë e ... - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Paralajmërimi i Yamalit: Bëhuni gati, situata do të jetë e …

    Insajderi
    02 July 2025 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lamine Yamal ka qenë sot pjesë e ekipit të Barcelonës në prezantimin e fanellave të reja për sezonin 2025/26.

    E 17 vjeçari, i cili shumë shpejt pritet ta marrë numrin 10 në fanellë, të cilën e kanë mbajtur më herët legjendarët Lionel Messi, Diego Armando Maradona e Ronaldinho, gjatë ceremonisë së prezantimit të fanellave të reja ka dhënë fjalë të mëdha.

    Ai i ka paralajmëruar kundërshtarët përmes një deklarate të shkurtër, por të fuqishme.

    “Pas pesë vjetësh do të jem 22 vjeç… Bëhuni gati, Barça dhe krejt bota. Do të jetë një situatë e pakontrollueshme!”, u shpreh ylli i Kombëtares së Spanjës në Euro 2024.

    Yamal e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm dhe është njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar Topin e Artë 2025.

    Duke e pasur parasysh moshën e tij të re, shumëkush pret që ai të hyjë në mesin e legjendave të futbollit me karrierën që e ka përpara./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark