Dyshohet se ka shtënë me armë me gaz, pezullohet një zyrtar korrektues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se ka shtënë me armë me gaz, pezullohet një zyrtar korrektues

    Insajderi
    02 July 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka pezulluar sot nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka shtënë me armë gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

    Rasti është proceduar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

    Ndërkohë, janë iniciuar edhe procedura disiplinore ndaj 12 zyrtarëve të tjerë korrektues, të cilët dyshohet se kanë shtënë me armë gjatë një ahengu privat disa ditë më parë.

    ShKK njofton se për këtë rast është në pritje të raportit nga Prokuroria dhe, në përputhje me të, do të ndërmerren masat e nevojshme.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, ruajtjes së integritetit institucional dhe garantimit të standardeve më të larta profesionale në përmbushje të misionit të saj”, thuhet tutje në njoftim./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark