Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    Insajderi
    02 July 2025 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje në vlerat minimale dhe ato maksimale. Minimalja pritet të zbres deri në 15 apo 14 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 35 gradë Celsius dhe ndoshta deri në 36 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat maksimale deri në 37 apo 38 gradë Celsius në vendet më të nxehta të rajonit.

    Edhe dita e Premte pritet të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Temperaturat do të rriten edhe ndonjë gradë më shumë.

    Të shtunën dhe të Dielen shumë nxehtë, por pasdite në disa rajone kryesisht malore priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të Shtunën rrebeshe të izoluara priten në veri dhe veriperëndim të Kosovës, ndërsa të dielën në juglindje të Kosovës dhe këto pritet të ndodhin kryesisht në zonat kodrinore-malore.

    Disa zhvillime mund të ndodhin edhe në viset malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por vazhdon vapa e fortë verore./MeteoBallkan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark