"Përpjekje për përmirësim të situatës" Peci shkon në takim tek Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Përpjekje për përmirësim të situatës” Peci shkon në takim tek Osmani

    Insajderi
    03 July 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim kryetarin e partisë “Guxo”, Faton Peci, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit të ri, shkruan Insjaderi.

    Para takimit, Peci deklaroi se këto konsultime përbëjnë një përpjekje të rëndësishme për përmirësimin e situatës aktuale dhe theksoi gatishmërinë e subjektit që ai përfaqëson për të dhënë kontributin e vet, raporton EO.

    “Përpjekja e radhës për përmirësim të situatës. Besoj se këto takime janë në funksion të daljes nga kjo bllokadë. Ne jemi për të kontribuar brenda mundësive,” u shpreh Peci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark