OVL e UÇK-së i reagon Kurtit deklaratat ndaj Thaçit e Veselit: Deklarim publik jashtëzakonisht i rrezikshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL e UÇK-së i reagon Kurtit deklaratat ndaj Thaçit e Veselit: Deklarim publik jashtëzakonisht i rrezikshëm

    Insajderi
    03 July 2025 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin.

    Në reagimin e kësaj organizate, thuhet se deklarimi i Kurtit, për Thaçin e Veselin, është një dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës.

    “Ne, OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së, dënojmë me ashpërsi deklaratën e fundit të ish Kryeministrit Albin Kurti, i cili pretendon se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, po japin “instruksione politike nga burgu në Hagë”, thuhet në reagim.

    Tutje në reagim, OVL e UÇK-së, thekson se ky deklarim publik është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe politikisht i rrezikshëm, veçanërisht në një kohë kur ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ngritur një aktakuzë e re, që përfshin pretendime për frikësim, pengim dhe hakmarrje ndaj dëshmitarëve, nëpërmjet komunikimeve të mundshme nga institucioni i paraburgimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark