Ronaldo me postim zemërthyer për vdekjen e Jotas - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo me postim zemërthyer për vdekjen e Jotas

    Insajderi
    03 July 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka reaguar me anë të faqeve zyrtare në rrjetet sociale për vdekjen tragjike të bashkëkombësit të tij, Diogo Jota.

    Gjatë ditës së sotme (e enjte) erdhi lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllain kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.

    Vdekja e tyre erdhi pasi vetura doli nga rruga dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët.

    Me t’u konfirmuar vdekja e tij kanë ardhur edhe reagime të shumta nga klube të ndryshme, teksa së fundmi ka reaguar edhe ylli portugez, Ronaldo.

    “Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin kombëtar, dhe tani sapo u martove”.

    “Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta”.

    “Pusho në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungosh të gjithëve”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark