E fejuara e nipit të Imri Ahmetit 'rehatohet' me pozitë në komunë? Hidhen dyshime për konflikt interesi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    E fejuara e nipit të Imri Ahmetit ‘rehatohet’ me pozitë në komunë? Hidhen dyshime për konflikt interesi

    Insajderi
    03 July 2025 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një konkurs i fundit në Lipjan, ka ngjallur dyshime për konflikt interesi e punësim familjar. E fejuara e nipit të Imri Ahmetit është punësuar me një pozitë në këtë komunë. Kështu kanë pretenduar nga opozita. Rinesa Luma, ka dal e para me pikë në konkurs. Gazeta Insajderi ka tentuar tash e disa ditë të marrë një përgjigje nga kryetari Imri Ahmeti, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Lipjanit, e udhëhequr nga Imri Ahmeti, kishte hapur konkurs për pozitën e punës “Zyrtar për shërbime sociale”.

    Për këtë konkurs kishin aplikuar dy kandidate.

    Mirëpo pas vlerësimit përfundimtar të procedurës, Komisioni i pranimit, me datën 25 qershor kishte vendosur që kandidati më suksesshëm, është zgjedhë Rinesa Luma.

    Rinesa Luma, në testin me shkrim ka arritur 61.4 pikë. Me intervistë ka arritur 25 pikë. Ku gjithsej ka mbledhur 89.4 pikë. Duke përzgjedhur e duhura për pozitën “Zyrtare për shërbime sociale”.

    Mirëpo, rreth punësimit të Rinesa Luma, janë hedhur dyshime për konflikt interesi.

    Kjo pasi që Rinesa Luma është e fejuara e nipit të kryetarit Imri Ahmeti.

    Më saktësisht nipi i Ahmetit, Jashar Krasniqi është djali i motrës së kryetarit. Kështu pretendojnë nga opozita në Lipjan. Partia Demokratike e Kosovës, dega Lipjan, kanë reaguar rreth këtij punësimi.

    “Familjarizmi model i qeverisjes në komunën e Lipjanit. Komisioni i Pranimit për pozitën e punës; Zyrtare për Shërbime Sociale, Grupi i Përgjithshëm i Shërbimeve Sociale me RN00017690 në Qendrën për Punë Sociale në Lipjan, ka vendosur që kandidatja më suksesshme për këtë pozitë është e fejuara e nipit të Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti”, thonë nga opozita.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me komunën e Lipjanit, si dhe vetë kryetarin Imri Ahmeti, por i njëjti nuk i është përgjigjur pyetjeve të redaksisë.

    Insajderi ka tentuar të kontaktojë edhe nipin e Imri Ahmetit, Jashar Krasniqi, por poashtu nuk i është përgjigjur pyetjeve të redaksisë. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark