Ambasada gjermane ankohet për situatën në Kuvend: Po i pengojnë propozimet e rëndësishme legjislative - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada gjermane ankohet për situatën në Kuvend: Po i pengojnë propozimet e rëndësishme legjislative

    Insajderi
    03 July 2025 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada gjermane ka thënë se situata politike në vend, përfshirë bllokadën në Parlament, po pengon avancimin e propozimeve legjislative që janë thelbësore për përparim.

    Këtë deklaratë, ambasada e bëri për çështjen e mbajtjes së armëve pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive.

    “Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në adresimin e çështjes së armëve të vogla dhe të lehta. Ne shprehim vlerësimin tonë të sinqertë për Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe punën e tyre të vazhdueshme në këtë fushë. Megjithatë, situata aktuale politike, përfshirë bllokadën parlamentare, po pengon avancimin e propozimeve të rëndësishme legjislative që janë thelbësore për përparim të mëtejshëm”.

    Ambasada gjermane tha se fushata e ndërgjegjësimit e nisur rishtazi është një iniciativë e vlefshme që synon të promovojë të kuptuarit e rreziqeve të përdorimit të pamatur të armëve të zjarrit brenda komunitetit.

    “Së bashku, ne mund të kontribuojmë një Kosovë më të sigurt dhe më të mbrojtur”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark