
Trajneri i Diogo Jotës, futbollistit të Liverpoolit që vdiq në aksident, Jurgen Klopp, ka reaguar pas lajmit të kobshëm.
Klopp me anë të një postimi në ‘Instagram’ është shprehur se vdekja e tij duhet të ketë një qëllim më të madh “por që unë nuk mund ta shoh”.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Andre Silvës.
Reagimi i Klopp:
Ky është një moment ku unë sfidohem!
Duhet të ketë një qëllim më të madh! Por unë nuk mund ta shoh!
U trishtova kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij André.
Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm!
Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqia ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i donin ata! /Insajderi.org/