Insajderi
Botë

Tragjike në Gjermani: Siriani sulmon katër persona me sëpatë në tren

Insajderi
03 July 2025 - 16:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjike në Gjermani: Siriani sulmon katër persona me sëpatë në tren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë dyshohet se lëndoi katër pasagjerë me një sëpatë në një tren në Bavarinë e Poshtme.

Policia bëri të ditur se 20-vjeçari sirian sulmoi pasagjerët me një “objekt të rrezikshëm”.

Sipas BILD, ka të ngjarë që sulmi të jetë realizuar me një sëpatë. Autori i dyshuar u arrestua pas incidentit në Strabkirchen në rrethin Straubing-Bogen (Bavari), tha policia, përcjell Insajderi.

Disa pasagjerë thuhet se kanë tërhequr frenën e emergjencës së trenit pas incidentit, ku më pas u ndal në shina.

Thuhet se disa pasagjerë e kanë rrethuar autorin e krimit. Sipas gjetjeve fillestare, ai është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital me helikopter.

Treni thuhet se po udhëtonte drejt Vjenës me afërsisht 500 pasagjerë. Linja hekurudhore fillimisht ishte e mbyllur.

Zjarrfikës, policë dhe shërbime emergjente ishin në vendngjarje në numër të madh. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark