Pas 16 golave në Zvicër, Demhasaj në radarët e klubit turk – marrëveshja afër finalizimit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Pas 16 golave në Zvicër, Demhasaj në radarët e klubit turk – marrëveshja afër finalizimit

    Insajderi
    03 July 2025 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rizespor ka shfaqur interes serioz për transferimin e sulmuesit kosovar Shkëlqim Demhasaj, i cili ka pasur një sezon mbresëlënës me Neuchâtel Xamax në Zvicër.

    Sulmuesi i Kosovës ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 10 asistime, në sezonin që sapo lamë pas.

    Trajneri i klubit turk, İlhan Palut, është shumë i interesuar për ta pasur lojtarin në skuadër dhe po e shtyn klubin drejt përmbylljes së marrëveshjes.

    Sipas burimeve pranë klubit, bisedimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa Rizespor po bën përpjekje të mëdha për ta siguruar transferimin.

    Shkëlqim Demhasaj ka 4 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës në futboll, të gjitha të zhvilluara gjatë viteve 2018–2019, pa arritur të shënojë gol.

    Shkëlqim Demhasaj ka luajtur më parë për Luzern, Winterthur, Grasshoppers, Schaffhausen dhe Neuchâtel Xamax në Zvicër. Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e kartonit të Demhasajt është 400 mijë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark