Putin i thotë Trump se nuk tërhiqet nga qëllimet në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin i thotë Trump se nuk tërhiqet nga qëllimet në Ukrainë

    Insajderi
    03 July 2025 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka njoftuar të enjten se në kuadër të bisedës së gjashtë telefonike mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, janë bërë të qarta qëllimet “për të gjetur një zgjidhje të negociuar” për luftën në Ukrainë.

    Mirëpo, Putini ka përsëritur se Rusia është e përkushtuar për “ta përmbushur objektivin e saj për eliminimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit në Ukrainë” dhe se “s’do të tërhiqet nga plani i saj”.

    Krahas kësaj, qëndrimi i Rusisë vazhdon të mbesë se bisedimet për paqen duhet të “zhvillohen vetëm ndërmjet Moskës dhe Kievit”.

    Sipas raportimeve, Trumpi e Putini s’kanë biseduar për ndalimin e disa dërgesave të armatimit amerikan për Ukrainën.

    Që të dy liderët kanë biseduar gjithashtu për Iranin dhe rajonin e Lindjes së Mesme në përgjithësi.

    Përfundimisht, të dy liderët janë pajtuar se do të vazhdojnë diskutimet në të ardhmen e afërt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark