
Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Keqpërdorim i besimit” në Gjilan, shkruan Insajderi.
Sipas njoftimit të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale, arrestimi është kryer më 3 korrik 2025, pas një hetimi intensiv dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Të dyshuarit janë identifikuar si E.M. (i lindur më 1996) dhe B.H. (i lindur më 1990), të cilët dyshohet se gjatë një periudhe të caktuar kohore kanë vjedhur nga një shtetas i huaj stoli ari, para të gatshme dhe kanë tërhequr para nga banka duke keqpërdorur besimin e tij.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.