Qeveria e Kosovës ndriçon ndërtesën me ngjyrat e flamurit amerikan për 4 Korrikun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës ndriçon ndërtesën me ngjyrat e flamurit amerikan për 4 Korrikun

    Insajderi
    03 July 2025 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan.

    Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X tha se ky gjest paraqet “shenjë të mirënjohjes së thellë dhe miqësisë së palëkundur” mes dy vendeve.

    “Happy 4th of July!” thuhet në urimin e Ambasadës, teksa Kosova edhe këtë vit nderon aleatin e saj më të madh në përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark