Ndërtesa që mori flakë në zonën industriale është zyra e IPKO-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërtesa që mori flakë në zonën industriale është zyra e IPKO-s

    Insajderi
    03 July 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr i madh ka përfshirë sonte një objekt në zonën industriale të Prishtinës, ku ndodhet zyra e kompanisë IPKO, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, tha për Insajderin se zjarri ka shpërthyer rreth orës 20:00 dhe se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe zjarrfikësit.

    “Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit,” ka deklaruar Borovci për Insajderin.

    Zjarri ka shkaktuar edhe tym të dendur që është përhapur në një pjesë të madhe të zonës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark