Shumë nxehtë – Mendimi për motin: Maksimalet deri në 35C e 38C - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shumë nxehtë – Mendimi për motin: Maksimalet deri në 35C e 38C

    Insajderi
    04 July 2025 - 07:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot shumë i nxehtë, me kthjellime e diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.

    Përgjatë fundjave mbetet mot shumë i nxehtë, megjithëse të shtunën maksimalet zbresin në 33C e 35C.

    Do të ketë zhvillime vransirash, që më vonë pasdite dhe në mbrëmje mund të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullimë, kryesisht përreth zonave malore.

    Nga dita e hënë sërish mot kryesisht me kthjellime e diell.

    Prej ditës së diel temperaturat rikthehen në 35C e 37C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s. Nga dita e diel më pas ndryshon drejtimin në jugore e jugperëndimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark