Mbyllen disa vendparkime pa leje në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllen disa vendparkime pa leje në Prishtinë

    Insajderi
    04 July 2025 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka mbyllur disa parkingje pa leje, mëngjesin e të premtes.

    Sipas kryetarit Përparim Rama, parkingjet e mbyllura për vite me radhë kanë bllokuar lëvizjen e lirë në kryeqytet.

    Ai ka njoftuar se komuna ka marrë masa konkrete për të liruar hapësirat publike të uzurpuara ilegalisht nga parkingjet private.

    “Po ua kthejmë qytetarëve hapësirat publike! Çdo hapësirë e uzurpuar po lirohet në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të lirë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në qytetin e tyre. Sot kemi ndërmarrë veprime konkrete duke mbyllur disa parkime pa leje që për vite me radhë kanë bllokuar lëvizjen e lirë në kryeqytet. Qytetari është prioritet i yni”, ka shkruar Rama në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark