
Policia Kufitare e Kosovës ka sekuestruar mbi 100 mijë euro para të padeklaruara në pikën kufitare të Merdares.
Ngjarja ka ndodhur më 3 korrik 2025, rreth orës 21:30, kur zyrtarët policorë dhe doganorë kanë ndaluar për kontroll të detajuar një automjet me targa të Serbisë në dalje të Kosovës.
Pasagjeri kishte deklaruar fillimisht se posedonte vetëm 18 mijë euro. Megjithatë, gjatë kontrollit, autoritetet kanë zbuluar gjithsej 119,180 euro të padeklaruara, të fshehura në vende të ndryshme: në trupin e shoferit, në një çantë në ulësen e pasme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe në kulmin panoramik të automjetit.
Paratë janë gjetur në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme (10, 20, 50, 100 dhe 200 euro).
Postimi i plotë:
Sekuestrohen mbi 100 mijë euro, para të padeklaruara
Prishtinë, 04 korrik 2025
Me datën 03.07.2025 rreth orës 21:30, në dalje të pikës kufitare Merdare, zyrtarët policorë kufitarë kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë të kontrollit, automjetin me targa të Serbisë me drejtues si dhe pasagjer meshkuj me shtetësi të Serbisë, pasi që fillimisht pasagjeri kishte deklaruar se posedonte 18 000 euro me vete.
Gjatë kontrollit të detajuar nga ana e policëve kufitarë dhe zyrtarëve doganorë, në vende të ndryshme: në trupin e drejtuesit të automjetit, në një çantë në ulësen e prapme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe në kulmin e automjetit/panoramën lëvizëse janë gjetur gjithsej 119,180 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë) euro, kartëmonedha (10, 20, 50, 100 dhe 200-she) të padeklaruara.
Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara (119,180 euro) janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm.