I riu me vështirësi në të parë emocionon në mbrëmjen e maturës/Video - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    I riu me vështirësi në të parë emocionon në mbrëmjen e maturës/Video

    Insajderi
    04 July 2025 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tapeti i kuq i maturës në Ersekë këtë vit ishte më shumë se një moment mode — ishte një shembull i ndjeshmërisë, miqësisë dhe dinjitetit. Enea Laho, i cili vuan nga mungesa e shikimit, kaloi me krenari në tapet i shoqëruar nga shoqja e tij e ngushtë, Parashqevi Mitre. Miqësia e tyre e fortë nisi që në fillim të gjimnazit dhe kulmoi në këtë ditë të veçantë.

    “Unë kam 3 vite me Enean në bankë dhe e kam shok të ngushtë. E kisha qejf të isha me të sot. Më ka ndihmuar shumë për mësimet, më ka mbajtur afër. E kanë mbajtur afër të gjithë. Kjo ditë do jetë e veçantë për ne të dy, nuk do e harrojmë kurrë njeri-tjetrin. I uroj suksese në jetë”, u shpreh Parashqevia.

    Enea falënderoi shokët për mbështetjen: “Po, u kënaqa. Emocione jo se s’kam fare, por nuk kam shumë. Fatmirësisht jo, gjithmonë më kanë mbajtur shumë afër. Unë ju falënderoj për kujdesin e trajtimin aq shumë të mirë që kanë bërë ndaj meje.”

    Një histori që frymëzon dhe mbetet si mësim jete për të gjithë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark