Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë

    Insajderi
    04 July 2025 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në orët e para të mëngjesit së sotëm brenda dhomave të ndalimit në stacionin policor në Suharekë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prizrenit.

    Sipas tij, viktima ishte ndaluar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë në familje ndaj vajzës së tij.

    “Rreth orës 03:40, një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në dhomat e ndalimit në stacionin policor në Suharekë. I njëjti ishte i ndaluar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje ndaj vajzës së tij. Rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes. Viktima ishte i njohur për organet e rendit dhe për veprën penale për të cilën dyshohej, si dhe për raste të tjera,” ka deklaruar Kryeziu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark