Dua Lipa me pushime në Spanjë – tregon format e trupit në fotografi me bikini - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa me pushime në Spanjë – tregon format e trupit në fotografi me bikini

    Insajderi
    04 July 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një serie koncertesh të suksesshme në kuadër të turneut të saj “Radical Optimism”, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka vendosur t’i japë vetes disa ditë relaksi.

    Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga pushimet verore në Spanjë, ku shihet duke shijuar detin, diellin dhe kohën me shoqet e saj të ngushta.

    Në imazhet e ndara me ndjekësit, Dua shfaqet tejet atraktive, e veshur me bikini, ndërsa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit. Me një stil të thjeshtë por mjaft elegant, ajo reflekton qetësi dhe kënaqësi pas angazhimeve të shumta muzikore.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Këngëtarja e hitit “Levitating” po kalon disa ditë të merituara pushimi, ndërsa fansat e saj në mbarë botën po e presin me padurim vazhdimin e turneut të saj.

    Por për shqiptarët, një emocion i veçantë po afron me shpejtësi: Dua pritet të rikthehet në Kosovë në gusht, ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Performanca e saj në Prishtinë është ndër momentet më të shumëpritura të verës, ndërsa artistja ka treguar vazhdimisht lidhjen dhe dashurinë që ka për vendlindjen e saj.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Fotografitë nga Spanja janë pëlqyer dhe komentuar masivisht nga ndjekësit, të cilët vlerësojnë stilin, natyrshmërinë dhe sharmin e saj. Me çdo postim, Dua jo vetëm që konfirmon statusin e saj si një nga yjet më të mëdha të muzikës pop, por edhe si një ikonë stili dhe frymëzim për të rinjtë anembanë botës.telegrafi

    Foto: Dua Lipa/Instagram
    Foto: Dua Lipa/Instagram
    Foto: Dua Lipa/Instagram
    Foto: Dua Lipa/Instagram
    Foto: Dua Lipa/Instagram
    Foto: Dua Lipa/Instagram


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark