Insajderi
LifeStyle

Microsoft prezanton sistemin e ri të inteligjencës artificiale që diagnostikon sëmundjet më saktë se mjekët

Insajderi
04 July 2025 - 15:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Microsoft prezanton sistemin e ri të inteligjencës artificiale që diagnostikon sëmundjet më saktë se mjekët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Microsoft ka zbuluar “MAI-DxO” (Medical AI Diagnostic Orchestrator), një sistem të ri të inteligjencës artificiale që sipas kompanisë diagnostikon sëmundjet katër herë më saktë se mjekët. Në testime, “MAI-DxO” arriti 80% saktësi në diagnoza, kundrejt 20% të mjekëve, dhe uli kostot me 20% duke zgjedhur teste më ekonomike.

Sistemi kombinon disa modele kryesore të IA, si OpenAI GPT, Google Gemini dhe Meta Llama, duke simuluar punën e një ekipi ekspertësh mjekësorë. Ai imiton mënyrën e punës së mjekëve duke analizuar simptomat dhe duke urdhëruar teste për të arritur në diagnozë.

Microsoft ende nuk ka vendosur nëse teknologjia do të komercializohet, por po shqyrton mundësinë e integrimit në Bing ose zhvillimin e mjeteve për mjekët. Ekspertët theksojnë se ky sistem mund të ulë kostot e kujdesit shëndetësor dhe kërkojnë prova klinike përpara zbatimit në praktikën reale.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark