Kurti “shkëlqen” në matematikë: Nuk di të llogarisë sa deputetë do të kishte koalicioni VV-LDK-NISMA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti “shkëlqen” në matematikë: Nuk di të llogarisë sa deputetë do të kishte koalicioni VV-LDK-NISMA

    Insajderi
    04 July 2025 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, gjatë një interviste në “Tëvë1”, ka gabuar në llogaritjen e numrit të deputetëve që do të kishte një koalicion mes Vetëvendosjes, LDK-së dhe Nismës. Ai tha se këto parti do të kishin 80 deputetë, ndërkohë që numri real është 71 (LVV 48, LDK 20 dhe Nisma 3).

    Sipas tij, me këto vota ky koalicion do të mund të bënte gjera të mëdha.

    Shikoni, veç pak. Vetëvendosje, LDK edhe Nisma bëjnë 80. Kur shtohen edhe pakicat jo serbe edhe Nenad Rashiq e kalojmë edhe 90-shin. A e kuptoni se shumë gjera mund t`i bëjmë”, ka thënë Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark