VIDEO/ Vetura zyrtare përpiqet që t’i shkelë protestuesit në Beograd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    VIDEO/ Vetura zyrtare përpiqet që t’i shkelë protestuesit në Beograd

    Insajderi
    04 July 2025 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot kanë nisur bllokadat totale të qyteteve serbe pas thirrjeve që kanë bërë studentët, të cilët po protestojnë kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Në mesin e shumë protestave ka edhe aksidente të cilat po kërcënojnë jetë e qytetarëve.

    Një automjet zyrtar i spitalit “Atlas” ka thyer sot njërën nga bllokadat në Beograd, duke përplasur me veturë disa qytetarë.

    Spitali njoftoi se shoferi nga videoja është pushuar nga puna dhe se në momentin e incidentit ka qenë jashtë orarit të punës.

    Ky rast është një shembull i qartë sesi protestat po ndikojnë edhe në jetën e përditshme të qytetarëve.

    Demonstruesit po kërkojnë zgjedhje, llogaridhënie dhe fund të korrupsionit, ndërsa shteti po përgjigjet me masa që kritikët i shohin si represione.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark