Macron komenton bisedën me Putinin: Për çështjen e Ukrainës nuk ka pasur ndonjë përparim në bisedime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Macron komenton bisedën me Putinin: Për çështjen e Ukrainës nuk ka pasur ndonjë përparim në bisedime

    Insajderi
    04 July 2025 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ditët e fundit ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Macron është shprehur se në bisedimet e zhvilluar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Ukrainës, nuk ka pasur rezultate të mira.

    Siç tha ai, nuk është arritur ndonjë përparim i konsiderueshëm në bisedimet me Rusinë

    Macron gjithashtu vuri në dukje se dallimet midis Parisit dhe Moskës mbeten të pakapërcyeshme.

    “Nuk mund të them se ka pasur ndonjë përparim në bisedime, pasi së pari është e nevojshme të arrihet një marrëveshje për një armëpushim dhe të rifillohen negociatat. Armëpushimi duhet të hapë rrugën për paqe”, ka thënë ai.

    Udhëheqësit e Francës dhe Rusisë folën gjithashtu për çështjen bërthamore të Iranit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark