Ronela Hajati ndez rrjetin: Kush është mashkulli në krah të saj? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Ronela Hajati ndez rrjetin: Kush është mashkulli në krah të saj?

    Insajderi
    04 July 2025 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka befasuar ndjekësit e saj me një postim të papritur në rrjetet sociale, duke nxitur menjëherë spekulime për një romancë të re në jetën e saj.

    Në një foto që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Ronela shfaqet në plazh, e buzëqeshur pranë një mashkulli misterioz. Edhe pse fytyra e tij nuk duket, pasi në imazh dallohet vetëm pjesa e pasme e kokës dhe flokët, gjuha e trupit dhe afërsia mes tyre kanë ngjallur dyshime se bëhet fjalë për partnerin e saj të ri.

    Këngëtarja nuk e ka etiketuar personin në fjalë, as ka shoqëruar postimin me ndonjë mbishkrim sqarues, por kjo nuk i ka ndalur komentet nga ndjekësit e shumtë që kanë “zbuluar” menjëherë një lidhje të mundshme.

    Ronela është treguar gjithmonë diskrete për jetën e saj private, duke mbajtur larg vëmendjes publike marrëdhëniet sentimentale. Megjithatë, kjo foto e fundit duket se ka hapur një kapitull të ri për të, ose së paku, një faqe të re në kureshtjen e ndjekësve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark