Oldtimer Show rikthehet në Albi Mall – një udhëtim në kohë me veturat klasike më 6 korrik! - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Oldtimer Show rikthehet në Albi Mall – një udhëtim në kohë me veturat klasike më 6 korrik!

    Insajderi
    04 July 2025 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albi Mall sjell për të tretin vit radhazi një nga ngjarjet më të dashura të verës – Oldtimer Show, një ekspozitë unike e veturave klasike dhe të rralla, që do të mbahet më 6 korrik 2025, nga ora 16:00 deri në 21:00, te Hyrja A e qendrës.

    Kjo ngjarje, tashmë tradicionale, do të mbledhë koleksionistë, entuziastë të automobilizmit dhe publikun e gjerë për të përjetuar nga afër bukurinë dhe historinë e automobilave të epokave të ndryshme.

    Në atmosferën plot stil retro do të ketë: muzikë dhe argëtim live, pije të ftohta falas, aktivitete për të gjitha grupmoshat dhe loja shpërblyese, ku pjesëmarrësit kanë mundësinë të fitojnë shumë dhurata fantastike, fituesit do të shpërblehen po në këtë ditë.

    Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese, mjafton të bëni një blerje mbi 30€ në cilindo dyqan të Albi Mall, të plotësoni kuponin me të dhënat tuaja dhe ta vendosni në kutinë e lojës te Hyrja A.

    Loja zgjat deri më 6 korrik, me shpërblime të veçanta për fatlumët, që do të ndahen gjatë eventit.

    Oldtimer Show është një festë për shpirtin e adhuruesve të automobilizmit dhe jo vetëm.

    Ejani dhe bëhuni pjesë e një pasditeje të paharrueshme në Albi Mall.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark